ORE CUNA BOLL PATE FAQEN. GJEJINI EMRIN !!!
2019/07/24
|

Barazimi i papritur i Milanit me Udinesen në “San Siro” e ka nxehur edhe më shumë rivalitetin për vendin e katërt në Serinë A, i fundit që siguron pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, ndërsa për Interin ishte një “asist” për ta thelluar në 4 pikë diferencën me kuqezinjtë.

Kështu, zikaltrit kanë një shans të artë për të harruar sa më parë humbjen me Lazion, por mbi të gjitha për të kthyer harmoninë në skuadër, së cilës i është bashkuar pas një mungesë të gjatë Mauro Icardi. Trajneri Luciano Spalletti deklaroi në konferencën për shtyp se Mauro do të jetë titullar, sonte, në orën 21:00, përballë Genoas në transfertë. Gjithsesi, polemikat ende nuk janë shuar, sepse ka një reagim të ashpër nga tifozët, që nuk ia falin kapitenit sjelljen e javëve të fundit.

Në fushë, në orën 21:00, zbret edhe Lazio, që do të tentojë fitoren e radhës në fushën e Spal-it, për t’iu ngjitur Milanit në klasifikim dhe për të rritur mundësitë për vendin e katërt.

Përballje mjaft interesante edhe ajo e “Olimpicos” mes Romës dhe Fiorentinës, një duel me rivalitet historik, që pa prodhuar gjithmonë spektakël. Verdhekuqtë kanë shanse shumë të mira për zonën Champions, edhe pse kanë pësuar dy humbje radhazi në Serinë A, me SPAL-in dhe Napolin. Një sukses i mundshëm do ta reduktonte në vetëm 2 pikë diferencën me Milanin.

Më herët, pikërisht në orën 19:00, nga Seria A do të transmetohet edhe Empoli-Napoli.

Nga Premier League, ndër tri takimet e sotme të orës 20:45, nga SuerSport do të transmetohet Manchester City-Cardiff (luhen edhe Chelsea-Brighton dhe Tottenham-Crystal Palace), rezultati i të cilit pritet të sjellë edhe rokadë në kryesim, ku aktualisht Liverpooli ka një pikë më shumë se formacioni i Guardiolës.

Nga Eredivisie në 20:45 do të vije për të apasionuarit e futbollit holandez Emmen – Ajax, ndërsa në orën 21:00, nga La Liga ofrohet supersfida e “Mestallas”, Valencia-Real Madrid.

Po në 21:00 do të luhet gjysmëfinalja e Kupës së Francës, PSG-Nantes, me fituesin që do të përballet në finale me Rennes, që eliminoi Lyonin.

Jepni Komentin Tuaj:

E-mail juaj nuk do te publikohet. Zonat e kerkuara jane te shenuara me *