ORE CUNA BOLL PATE FAQEN. GJEJINI EMRIN !!!
2019/07/24
|

Duke filluar nga kjo e mërkurë, Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka do të nisë punën intensive për të gjetur trajnerin e Kombëtares.

Tv Klan ka mësuar se kreu i FSHF, i cili ndodhet në Zvicër për impenjimet e tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të nisë analizimin e kandidaturave për postin e trajnerit ri të përfaqësueses. Deri tani Duka nuk ka takuar apo kontaktuar qoftë edhe me telefon me asnjë prej pretendentëve të pankinës kuqezi.

Burimet bëjnë të ditur se deri më tani interesimi është shumë i madh për Kombëtaren Shqiptare dhe në tavolinën e Dukës janë shumë CV trajnerësh. Presidentit do ti duhet të marrë në konsideratë të gjitha kandidaturat duke nisur fillimisht nga karriera e tyre, ajo çka ata kanë bërë në të shkuarën dhe ajo çfarë mund ti japin kombëtares. Një aspekt i rëndësishëm është edhe imazhi i personit që do të drejtojë Kombëtaren, pasi për Dukën kjo është ndër të tjera edhe çështje marketingu.

Emra ende nuk bëhen të ditur, por Duka do të bëjë përzgjedhjen e tij derisa të arrijë në një listë të shkurtër për tu ulur më pas në negociatat financiare me ta. Kjo do të jetë edhe pjesa më e vështirë pasi buxheti i FSHF mund ti ofrojë deri në 250 mijë euro. Nga ana tjetër trajnerët do të tentojnë edhe të përfitojnë sa më shumë pasi Qershori, kur luhen dy ndeshjet e radhës, vjen shpejt dhe Kombëtarja duhet të ketë një drejtues. Me shumë mundësi ai do të vazhdojë të jetë i huaj pasi sikurse edhe Presidenti e ka pranuar më herët preferenca e tij nuk janë teknikët shqiptarë.

Jepni Komentin Tuaj:

E-mail juaj nuk do te publikohet. Zonat e kerkuara jane te shenuara me *