ORE CUNA BOLL PATE FAQEN. GJEJINI EMRIN !!!
2019/07/24
|

Trajneri i Tiranës do të jetë në stol në sfidën e kthimit ndaj Laçit në Kupën e Shqipërisë pasi ka shlyer gjysmën e dënimit dhe pjesën tjetër klubi bardheblu e ka paguar me gjobë. Laçi-Tirana është një sfidë që rikthehet vetëm 4 ditë pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën në kryeqytet në duelin mes tyre. Në një intervistë për mediat para kësaj sfide Ardian Mema foli për shumë tema por edhe për dënimin që Disiplina i dha Tiranës.

NDESHJA – “Fakti është që kemi fituar 3-0. Duhet të menaxhojmë rezultatin, të ruajmë ekuilibrat e të jemi të kujdesshëm dhe ta mbarojmë ndeshjen në favorin tonë”.

SHERRI – “E para unë uroj që mos të ketë më kështu lloj ngjarjesh. Përsa i përket përkeqësimit të situatës, kjo është diçka që duhet të shuhet. Ne jemi për fushën lojës, nuk jemi as për grushte apo kërcënime dhe gjëra të kësaj natyre. Shpresojmë që atje të luajmë futboll si duhet e te mos kemi presion. Besoj se do të ndodh kështu. Ekipi është i qetë. Në Laç do të shkojmë për të fituar”.

TENDENCË ANTI-TIRANA ? – “Me sa kam marrë vesh në aspektin e gjobave jemi klubi më i penalizuar. Nuk mund ta mendoj këtë. Të sulmosh Tiranën është sikur të sulmosh djepin e futbollit shqiptar, janë disa skuadra si Tirana, Vllaznia, Dinamo e Partizani që kanë vënë fillesat e futbollit shqiptar. E kam dëgjuar shpeshherë këtë. Mendoj se kushdo që ka ndërmend ta sulmojë Tiranën do të ketë pasojë nga mbrapa. E përsëris nuk besoj se do të ndodhë, por kushdo që e ka ndërmend do të bëjë një gabim fatal”.

DËNIMI PËR TIFOZËT – “Ne kemi luajtur goxha pa tifozë, edhe kjo nuk na ka bërë mirë të them të drejtën. Tifozeria e Tiranës është pjesë përbërëse dhe një ndihmë që na garanton sukses. Tani do t’i bëjmë llogaritë pa tifozët, por të shohim si do të shkojnë gjërat”.

DËMTIMET – “Ndikojnë disi pasi ekipi ka marrë atë fizionominë e vet, por i kemi marrë masat me futbollistët e tjerë. Kemi rreth 25 futbollistë, të cilët janë të gatshëm për Tiranën”.

PENALIZIME NGA ARBITRAT ? –“Në memorien time është një ndeshje që kemi pasur me Teutën në Shijak dhe ndeshja ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë. Të them të drejtën nuk na kanë bërë gjë arbitrat dhe në ndeshjen e fundit ndaj Laçit më shumë u mora me ekipin, pasi shtesa nuk ishte justifikim. Ishim superiorë në çdo aspekt, nuk kishim pse ta vendosnim në diskutim atë ndeshje. Përsa i përket shtesës, shpeshherë bisedoj me shokët e mi dhe them: ‘A do ta bënte këtë gjë në Laç? Kurrë!’ Gjithsesi unë merrem me ekipin jo me arbitrin, pasi kjo është puna ime. Ky ka qenë rasti i vetëm që klubi ka reaguar për një vendim të arbitrit. Arbitrat kanë punën e tyre dhe në vitet e fundit kanë ndikuar shumë. Ata mund të ndikojnë te karriera e një trajneri dhe investimi i një presidenti. Gjithsesi unë konstatoj vetëm këto dy ndeshje, ndërsa pjesa tjetër ka qenë krejt normale”.

REAGIMI I NGOO –  “Ngoo ka atë karakter që ka. Kur shkon nga një shtet tjetër mëson fillimisht fjalët e këqija, siç duket atij ia kanë vrarë veshin shumë ato fjalë dhe ka reaguar, por nuk është diçka e mirë pasi është futboll. Megjithatë nuk mund t’i flitet me ato fjalë. Unë di që edhe ai gjyqtari në Fushë-Krujë e ka ironizuar me fjalë, duke i përmendur dhe ngjyrën e lëkurës. Nuk mund të cënosh dinjitetin e ndokujt”.

FORMA E EKIPIT – “Ne kemi bërë një fazë të tretë të shkëlqyer. Ekipi ka luajtur ndeshje shumë të mira dhe ka marrë rezultate, kjo më jep garanci për të ardhmen. Gjithsesi, patëm një frenim me dashje në Fushë-Krujë dhe kjo më ka bezdisur, pasi ekipi ndodhej në goxha ritëm.Me presidentin Laska njihemi prej vitesh nuk ka përse të ndodhin këto gjëra, sidomos në Tiranë ku ka qetësi. Duhet të jemi kujdesshëm. Është e thjeshtë nuk duhet të merremi fare me kundërshtarin. Njerëzit duhet të tregohen më të përgjegjshëm për gjërat që bëjnë, duke filluar nga sharjet që ndodhin më shpesh në stadiumet e qyteteve të vogla dhe nga hedhja e shisheve, që ne na bëri dëm, na la katër javë pa tifozë. Duhet të merremi me futboll jo me akte rrugaçërie”, përfundoi Mema.

Jepni Komentin Tuaj:

E-mail juaj nuk do te publikohet. Zonat e kerkuara jane te shenuara me *