ORE CUNA BOLL PATE FAQEN. GJEJINI EMRIN !!!
2019/05/22
|

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave publikoi 30 biznese të tjera që nuk përfitojnë nga “amnistia” ende në fuqi për shkak se janë dënuar me një vendim të formës së prerë. Lista e cila rifreskohet në bazë mujore përfshin biznese nga sektorë të ndryshëm.

Në shkresën e firmosur nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arben Seferi, në datë 23 nëntor thuhet se lista duhet të mbahet parasysh nga Degët Doganore, drejtoria e Hetimit si dhe Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit gjatë kryerjes së procedurave në zbatim të ligjit 33/2017 “Për pagesën/fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.

Konstatimet dhe hartimi i listës, nga ana tjetër, është bërë nga Sektori i Borxhit në mbështetje të nenit 4 të ligjit “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore dhe në Udhëzimin nr.14 dt. 03.05.2017 “Për zbatimin e ligjit nr. 33/2017 si dhe bazuar në informacionet  e dërguara nga Degët Doganore.

Ligji për faljen e një pjese të borxhit tatimor ose doganor me kushtin e pagesë së principalit mbetet në fuqi deri në fund të këtij viti.

Jepni Komentin Tuaj:

E-mail juaj nuk do te publikohet. Zonat e kerkuara jane te shenuara me *